Publikohen formacionet zyrtare të ndeshjes Poloni-Shqipëri

Kombëtarja e Shqipërisë sonte do ta zhvillojë një nga sfidat më të rëndësishme, teksa përballet me Poloninë në kuadër të  gjysmëfinales së play-offit për Kupën e Botës 2026.

“Kuqezinjtë” hyjnë në këtë përballje si mysafirë dhe nuk konsiderohen favoritë në letër, por synojnë të befasojnë sërish dhe të mbajnë gjallë ëndrrën për kualifikim.

Përzgjedhësi Sylvinho ka bërë publike skemën për këtë duel, duke mos sjellë ndryshime të mëdha nga ndeshjet e fundit kualifikuese. Në repartin ofensiv, Myrto Uzuni do të jetë pika kryesore, i mbështetur nga Arbër Hoxha dhe Nedim Bajrami.

Formacionet zyrtare:

Polonia: Grabara; Kedziora, Bednarek, Kiëior; Cash, Szymanski, Zielinski, Skoras; Kaminski, Leëandoëski, Rozga.

Shqipëria: Strakosha; Hysaj, Gjimshiti, Ajeti, Mitaj; Asllani, Shehu; Bajrami, Laçi, Hoxha; Uzuni.

Ndeshja Poloni-Shqipëri nis në orën 20:45.

Go to TOP