Meta dhe Google shpallen fajtorë për ndikimin në shëndetin e të rinjve

Gjigantët e teknologjisë, Meta Platforms dhe Google janë shpallur fajtorë nga gjykata në Los Angeles, në një rast që lidhet me varësinë nga rrjetet sociale.

Vendimi erdhi pas një padie të ngritur nga një e re 20-vjeçare, e cila ka pretenduar se përdorimi i hershëm i platformave si Instagram dhe YouTube ka ndikuar negativisht në shëndetin e saj mendor, duke shkaktuar ankth dhe depresion, raporton BBC.

Sipas jurisë, kompanitë kanë qenë neglizhente në mënyrën se si kanë dizajnuar dhe operuar platformat e tyre, duke i bërë ato tërheqëse dhe potencialisht të varësisë, si dhe nuk kanë paralajmëruar mjaftueshëm për rreziqet.

Gjykata ka vendosur që kompanitë të paguajnë dëmshpërblim për paditësen, me pjesën më të madhe të përgjegjësisë që i atribuohet Meta-s.

Paditësja ka deklaruar se ka filluar përdorimin e YouTube që në moshën 6-vjeçare dhe Instagram në moshën 9-vjeçare, ndërsa funksione si “scroll-i i pafund” dhe video automatike kanë ndikuar në përdorim të tepruar.

Ndërkohë, Meta dhe Google kanë mohuar përgjegjësinë dhe kanë paralajmëruar se do ta apelojnë vendimin.

Go to TOP