Renditja globale e lumturisë: Kosova në Top 20

Finlanda kryeson botën për lumturi për të nëntin vit radhazi. Ndërkohë, Kosova renditet e 16-ta në botë duke u pozicionuar në mesin e vendeve me nivel të lartë të lumturisë.

Kosova lë dukshëm prapa vendet e rajonit. Më së afërmi e ka Serbinë, e cila renditet 14 vende më poshtë. Në anën tjetër, Turqia dhe Ukraina renditen më së keqi në kontinentin evropian.

Të dhënat bazohen në sondazhin e qendrës amerikane për kërkime Gallup, ku të anketuarit vlerësojnë jetën e tyre në një shkallë nga 0 (më e keqja) në 10 (më e mira). Renditja bazohet në mesataren trevjeçare të këtyre vlerësimeve, për të siguruar rezultate më të sakta dhe përfaqësuese. /REL/

Go to TOP