Rama shënon Ditën e Parë të Pranverës me fëmijët: Kujdesi për hapësirën publike fillon nga më të vegjlit

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka shënuar Ditën e Parë të Pranverës në një mënyrë simbolike duke mbjellë lulet e para të sezonit bashkë me fëmijët e kryeqytetit.

Rama theksoi se ky aktivitet nuk ka vetëm karakter sezonal, por synon të kultivojë te më të rinjtë ndjenjën e përgjegjësisë për hapësirat publike.

“Fëmijët duhet të rriten duke e ditur që hapësira publike është e përbashkët. Ajo është e jona, prandaj duhet ta mbrojmë, të kujdesemi për të dhe ta respektojmë çdo ditë”, u shpreh ai.

Sipas tij, aktivitete të tilla ndikojnë drejtpërdrejt në ndërtimin e një kulture qytetare dhe në forcimin e lidhjes së komunitetit me ambientin përreth. /Kosova.info/


Go to TOP