Shahini në iftar me ish-Presidentin Bamir Topi dhe Prefektin e Tiranës Shkëlqim Hajdari
Kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve, Agim Shahini, ka marrë pjesë në një iftar miqësor të organizuar në Tiranë, në një atmosferë vëllazërore gjatë muajit të shenjtë të Ramazani.
Iftari u mbajt në restorantin Panorama Dajt, me ftesë të biznesmenit Kujtim Dervishi, pronar i këtij ambienti të njohur.
Në këtë mbrëmje të veçantë morën pjesë personalitete të rëndësishme të jetës institucionale dhe politike shqiptare, ndër ta ish-Presidenti i Shqipërisë Bamir Topi dhe Prefekti i Tiranës Shkëlqim Hajdari, si dhe diplomatë, përfaqësues të biznesit dhe miq të shumtë.
Sipas Shahinit, në frymën e Ramazanit, kjo mbrëmje shërbeu si një mundësi e mirë për dialog, respekt të ndërsjellë dhe forcim të bashkëpunimit ndërmjet institucioneve, biznesit dhe faktorëve të rëndësishëm të shoqërisë shqiptare.
Në fund, ai shprehu mirënjohjen për mikpritjen dhe organizimin e këtij iftari nga Kujtim Dervishi duke theksuar traditën e fortë të mikpritjes dhe bashkimit mes shqiptarëve. /Kosova.info/
