Arrestohet personi i dyshuar për pastrim parash, vlera mbi 2 milionë euro

Policia e Kosovës, në bashkëpunim dhe koordinim me Prokurorinë Speciale, ka arrestuar një person nën dyshimin për pastrim parash në vlerë mbi 2 milionë euro.

Hetimet e Drejtorisë për Krime Ekonomike dhe Korrupsion, nën autorizimin e Prokurorisë Speciale, zbuluan se i dyshuari dyshohet të ketë kryer mashtrime me shitjen e avio-biletave ndaj qytetarëve të Kosovës gjatë viteve 2015–2019.

Gjatë punës hetimore, u konstatua se i njëjti ka përdorur kompanitë e tij për pastrimin e parave, duke përfshirë deponime të pajustifikuara mbi 800,000 euro, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Bëhet e ditur se pas intervistimit në prezencë të avokatit mbrojtës, ndaj të dyshuarit është lëshuar vendim për ndalim 48-orësh nga prokurori. Hetimet ndaj personave të tjerë të përfshirë vazhdojnë. /Kosova.info/


Go to TOP