Samadrexha fiton derbin, vazhdon me bilanc maksimal

Samadrexha ka vazhduar me fitore në Superligën e Kosovës në hendboll në konkurrencë të femrave.

Të shtunën mbrëma në palestrën “Afrim Bunjaku”, Samadrexha e mposhti Shqiponjën e Gjakovës në derbin e xhiros së 13-të.

Samadrexhaset fituan me rezultat  38:27.

Jennifer Abreu Toledo udhëhoqi Samadrexhën me 11 gola. Tetë i shënoi Tina Hetemi.

Te Shqiponja më efikasja ishte Orgesa Gola. Ajo i shënoi shtatë gola. Gjashtë i realizoi Ana Carolini Gonçalves.

Samadrexha ka shënuar fitoren e 11-të rresht dhe udhëheqë në tabelë me 22 pikë.

Skuadra gjakovare e pësoi humbjen e tretë. Me 18 pikë e mbanë vendin e dytë.

Po të shtunën Prishtina fitoi ndaj Kastriotit me rezultat 51:24.

Celine Tolno Sia me 9 gola dhe Angelika Luberecka e Arlinda Maloku me nga 8 gola, ishin më efikaset te Prishtina. Te ferizajaset u shqua Elza Reçica me 7 gola.

Prishtina është e pesta me 12 pikë. Kastrioti është i shtati me 3 pikë. /Kosova.info/


Go to TOP