Aksident në Ozdrim të Pejës, lëndohen 4 persona
Katër persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti mes dy veturave që ka ndodhur sot rreth orës 16:20 në fshatin Ozdrim.
Rastin e ka konfirmuar për RTKlive Fadil Gashi, zëdhënës rajonal i Policisë në Pejë. Ai tha se të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor.
“Në vendin e ngjarjes kanë dalë hetuesit e aksidenteve të trafikut rajonal”, tha ai.
