ShSKUK largon tarifën prej 3 eurosh për shoqëruesit e pacientëve

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar për largimin e tarifës prej tri eurove për përcjellësit e pacientëve gjatë qëndrimit natën në klinikat e QKUK.

“Nga kjo tarifë përjashtohen gjithashtu përcjellësit e pacientëve të Klinikës së Onkologjisë dhe të gjitha klinikave ku trajtohen pacientë me sëmundje malinje, pavarësisht nëse pacientët janë të shtruar në klinika të tjera brenda QKUK-së”, vazhdon njoftimi.

QKUK thekson se nga pagesa përjashtohen të gjithë përcjellësit e pacientëve nën moshën 18 vjeç, si dhe pacientët me sëmundje kronike.

Vënia e kësaj tarife në Udhëzimin Administrativ të QKUK shkaktoi reagime të shumta te opinioni publik. /Kosova.info/


Go to TOP