Haziri: Si Rugova në Hagë për UÇK-në, edhe ne sot – Drejtësi, jo politikë!
Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka bërë thirrje për unitet dhe qëndrim të qartë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së që po përballen me proces gjyqësor në Hagë duke kujtuar qëndrimin historik të presidentit Ibrahim Rugova para një çerek shekulli.
Haziri theksoi se ashtu siç Rugova e mbrojti politikisht UÇK-në në arenën ndërkombëtare, edhe sot duhet të mbahet i njëjti qëndrim nga ata që e konsiderojnë veten besimtarë të filozofisë së tij politike.
““Ajo ka qenë një organizatë që është krijuar nga populli, nga patriotët, kur ka filluar sulmi ushtarak mbi Kosovën dhe kanë luftuar për lirinë e Kosovës”, kishte deklaruar me krenari Rugova në atë kohë duke e cilësuar luftën çlirimtare si përpjekje legjitime për liri”, ka shkruar Haziri në profilin e tij në Facebook. /Kosova.info/
