Osmani përmend krerët e UÇK-së: Përpjekja për të barazuar luftën çlirimtare me krimet serbe dëmton themelet e paqes në rajon

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka përmendur krerët e UÇK-së në Hagë.

Në adresimin e saj në seancën solemne, ajo ka thënë se lufta e UÇK-së ishte luftë e drejt.

Krerët e UÇK-së që sot gjinden në Hagë, se bashku me mijëra luftëtarë të tjerë dhe me mbështetjen e palëkundur të popullit të Kosovës i ngritën për liri, për dinjitet dhe për të drejtën e patjetërsueshme për të jetuar të lirë në atdheun e tyre. Prandaj çdo përpjekje për të barazuar luftën tonë çlirimtare me krimet e regjimit gjenocidal të Serisë jo vetëm që e minon drejtësinë, por dëmton rëndë edhe themelet e paqes afatgjate në rajonin tonë”, ka thënë ajo.

Nder të tjera, ajo ka thënë e UÇK-ja është ideali më i madh që kanë ndërtuar shqiptarët ndër shekuj.

Ajo u ndërtua nga ata që u persekutuan, u luftuan, u burgosen por asnjëherë nuk u nënshtruan. Në themelin e shtetit tonë qëndron vizioni i presidentit historik, Ibrahim Rugova, arkitektit të pavarësisë sonë. Me vizion ai udhëhoqi popullin. Historia u brumos në periudhën e luftës për liri. Ajo mban emrin e komandantit Adem Jashari. UÇK-ja është ideali më i madh që kanë ndërtuar shqiptarët ndër shekuj. Kjo luftë ishte e drejtë dhe gjithnjë e pastër. Çdo përpjekje për ta njollosur atë është e padrejtë, historikisht e pavërtetë dhe e papranueshme. Krerët e UÇK-së që sot gjenden në Hagë së bashku me mijëra luftëtarë dhe me popullin tonë u ngritën për liri e dinjitet”, ka thënë ajo.

Go to TOP