Policia e Kosovës arreston një person të dyshuar, i kërkuar me urdhërarrest ndërkombëtar

Policia e Kosovës, respektivisht Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor ILECU,  ka arrestuar një person të dyshuar, i kërkuar me urdhërarrest ndërkombëtar.

Me datën 16.02.2026 zyrtarët policorë nga Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, në bashkëpunim  dhe koordinim me njësitet tjera të Policisë së Kosovës, kanë bërë arrestimin e një personi shtetas i Kosovës, i cili ka qenë i kërkuar përmes INTERPOL-it me urdhërarrest ndërkombëtar, të lëshuar nga Republika Federale e Gjermanisë për veprat penale ‘lëndim i rëndë me pasojë vdekjen’ dhe ‘vandalizëm’.

Me urdhër të prokurorit Kujdestar, i arrestuari dërgohet në ndalim policor për 48 orë, për të vazhduar me procedurat tjera ligjore. /Kosova.info/

Go to TOP