Plagosje me armë zjarri në Zhabar të Mitrovicës

Një person ka mbetur i plagosur si pasojë e të shtënave me armë zjarri që kanë ndodhur mbrëmjen e së enjtes në fshatin Zhabar të Mitrovicës së Jugut.

Rreth orës 22:00, Policia e Kosovës ka pranuar informatën për incidentin, ndërsa njësitet përkatëse kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes për të ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore.

Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti konfirmoi rastin duke bërë të ditur se një person i moshës madhore ka mbetur i plagosur.


Go to TOP