Spanjë – Kroaci, finalja e madhe e Mesdhetarit
Spanja e Kroacia takohen në finale të Kampionatit Mesdhetar për hendbollistet deri në 16 vjet.
Finalja zhvillohet të shtunën nga ora 18:30 në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë.
Spanja e Kroacia ishin Kombëtaret që shfaqën më së shumti në grupet përkatëse.
Spanja i fitoi të gjitha pesë ndeshjet në Grupin A.
Kroacia i fitoi të gjitha ndeshjet e Grupit B.
Të shtunën mbrëma fiton vetëm njëra prej tyre, që e siguron titullin e kampionit në edicionin e 19-të të Kampionatit Mesdhetar.
