Operacioni i gjerë në Pejë: Kryeprokurorja dhe disa prokurorë në terren!
Një aksion i madh ka nisur në Pejë i cili për cak ka argjendaritë në Çarshinë e Gjatë të këtij qyteti.
Ky aksion është ndërmarrë nga Prokuroria Themelore në Pejë, Krimet Ekonomike, Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut, Dogana e Kosovës e ATK-ja.
Tani, Klani ka marrë vesh që përveç kryeprokurores, Lumturije Vuçetaj, të angazhuar janë edhe tre prokurorë në aksion sikurse edhe dhjetëra inspektorë.
