Gjermania triumfon në stafetën e përzier, rekord i ri olimpik
Gjermania ka përmbushur pritshmëritë në stafetën me ekipe të përziera në skijim luge, duke dominuar garën dhe duke fituar medaljen e artë në Lojërat Olimpike Dimërore “Milano-Cortina 2026”.
Ekipi gjerman, i udhëhequr nga dyshja e femrave Dajana Eitberger dhe Magdalena Matschina, regjistroi kohën 3:41.672, duke vendosur rekord të ri dhe duke lënë mbi gjysmë sekonde pas Austrinë, që përfundoi me kohën 3:42.214 dhe u shpërblye me medaljen e argjendtë.
Italia, para publikut vendas, shtoi edhe një medalje në koleksionin e saj, duke siguruar të bronztën me kohën 3:42.521.
Kjo garë shënoi edhe përmbylljen e disiplinës së lugës në kuadër të Lojërave Olimpike Dimërore “Milano-Cortina 2026”.
