Dukagjini mposht Prishtinën e Re, kalon në çerekfinale të Kupës së Kosovës

Dukagjini ka arritur të fitojë 1–0 ndaj Prishtinës së Re dhe të kalojë në fazën çerekfinale të Kupës së Kosovës.

Hekuran Berisha e realizoi golin e vetëm të ndeshjes në minutën e 59-të, raporton Klankosova.tv

Berisha u rikthye me gol te skuadra nga Klina pas eksperiencës në Shqipëri te Dinamo e Tiranës.

Dukagjini kështu i bashkohet Llapit dhe Ferizajt në çerekfinale që dje arritën të eliminonin Dritën respektivisht Drenicën.

Go to TOP