Haradinaj: Distria Krasniqi e artë në Paris, krenari për Kosovën

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka përgëzuar xhudisten Distria Krasniqi për suksesin e jashtëzakonshëm në Grand Slamin e Xhudos në Paris, ku ajo u stolis me medaljen e artë.

Haradinaj vlerësoi paraqitjen dominuese të Krasniqit duke theksuar se ajo përballoi me sukses xhudistet më të forta të botës në kategorinë e saj dhe triumfoi me plot meritë duke i dhënë sërish ngjyra flamurit të Kosovës në arenën ndërkombëtare.

“Kosova është krenare me ju”, ka shkruar Haradinaj duke e cilësuar këtë fitore si dëshmi të forcës, përkushtimit dhe nivelit të lartë të sportistëve kosovarë. /Kosova.info/


Go to TOP