​Sulm me thikë në Prishtinë, një person në gjendje të rëndë

Një person ka pësuar lëndime të rënda trupore mbrëmjen e së enjtes në Prishtinë dhe po merr tretman mjekësor.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 6 shkurt 2026, rreth orës 20:38, kur një mashkull kosovar dyshohet se është sulmuar fizikisht me thikë nga persona të dyshuar ende të paidentifikuar.

Të dyshuarit ndodhen në arrati, ndërsa rasti është duke u hetuar nga organet kompetente për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.


Go to TOP