Çeku i uron suksese ekipit të Kosovës në Lojërat Olimpike Dimërore
Kosova ka parakaluar në ceremoninë hapëse të Lojërave Olimpike Dimërore Milano–Cortina 2026 të premtën në mbrëmje. Ministri në detyrë i Kulturës, Hajrulla Çeku, i ka uruar suksese ekipit të Kosovës Lojërat Olimpike Dimërore.
“Parakalimi i ekipit të Kosovës në ceremoninë e hapjes së Lojërave Olimpike Dimërore “Milano Cortina 2026”. Kosova përfaqësohet me dy skitarë: Kiana Kryeziu dhe Drin Kokaj, të cilët bartën flamurin tonë. Shumë suksese dhe fat për sportistët tanë!”, ka shkruar Çeku në Facebook’. /Kosova.info/
