Të shtunën shorti për fazën e tretë kualifikuese për Botërorin 2027
Të shtunën në Herning të Danimarkës, në kuadër të Kampionatit Evropian të hendbollit, do të bëhet tërheqja e shortit për fazën e tretë dhe të fundit kualifikuese për Kampionatin Botëror 2027 për hendbollistë.
Kombëtarja e Kosovës e ka kaluar raundin e parë kualifikues, ndërsa në të dytin do të takohet me Bosnjë-Hercegovinën. Të dy ndeshjet janë në muajin mars.
Direkt në Botëror kualifikohen Gjermania, Danimarka, Kroacia, Islanda, Suedia dhe Portugalia.
Për shortin e raundit të tretë bartës do të jenë: Franca, Sllovenia, Norvegjia, Hungaria, Spanja, Zvicra, Ishujt Faroe, Maqedonia e Veriut, Holanda dhe Austria.
Nëse Kombëtarja jonë e eliminon Bosnjë-Hercegovinën, do të përballet me ndonjërën prej këtyre Kombëtareve.
Ndeshjet e raundit të tretë kualifikues janë gjatë muajit maj. /Kosova.info/
