Kuvendi i Mitrovicës së Veriut shfuqizon vendimin për emërtimin e 87 rrugëve

Kuvendi Komunal i Mitrovicës së Veriut, në seancën e sotme, ka miratuar propozim-vendimin për shfuqizimin e vendimit për miratimin e listës për emërtimin e rrugëve, shesheve dhe hapësirave të tjera publike në këtë komunë, vendim i cili ishte marrë nga përbërja e kaluar e kuvendit më 25 gusht të vitit të kaluar.

Ky vendim kishte ndryshuar emrat e 87 rrugëve në Mitrovicën e Veriut dhe ishte pranuar proceduralisht nga ministria përkatëse. Megjithatë, pas marrjes së pushtetit, Lista Serbe kërkoi shfuqizimin e tij, kërkesë që u miratua sot me 12 vota pro, ndërsa dy asamblistë votuan kundër.

Gjatë seancës së sotme, Kuvendi Komunal i Mitrovicës së Veriut miratoi edhe zyrtarisht shfuqizimin e vendimit të 25 gushtit të vitit të kaluar për emërtimin e 87 rrugëve, shesheve dhe hapësirave të tjera publike në këtë komunë. /Kosova.info/

Go to TOP