Ambasadori Mjeku dhe diplomati Ismajli takojnë Këshillin e Biznesit Saudito-Kosovar, fokus te thellimi i bashkëpunimit ekonomik
Ambasadori i Kosovës në Arabinë Saudite, Lulzim Mjeku dhe diplomati Rexhep Ismajli, takuan sot Këshillin e Biznesit Saudito-Kosovar. Në selinë e Federatës së Odave Ekonomike të Arabisë Saudite, ata u mirëpritën nga kryetari Valid Ibrahim Al-Subaie me anëtarë të Këshillit.
Gjatë takimit u bashkëbisedua për prioritetet në bashkëpunimin ekonomik ndërmjet Kosovës dhe Arabisë Saudite, si dhe për mundësitë e avancimit të lidhjeve mes komuniteteve të biznesit të dy vendeve.
Palët theksuan rëndësinë e intensifikimit të kontakteve dhe krijimit të urave të reja të bashkëpunimit, me synim konkretizimin e projekteve të përbashkëta dhe rritjen e shkëmbimeve ekonomike. /Kosova.info/
