Fetoshi: Përkujtimi i Holokaustit reflektim ndaj urrejtjes dhe propagandës

Drejtori i Institutit për Studime të Luftës Hibride “Octopus”, Arben Fetoshi, ka bërë sot një reflektim në Ditën Ndërkombëtare të Përkujtimit të Holokaustit, duke theksuar rëndësinë e kujtesës historike për nderimin e viktimave të krimit më të madh të shekullit XX dhe mësimet që ato lënë.

Sipas Fetoshit, Holokausti nuk nisi me dhoma gazi, por me propagandë, urrejtje dhe demonizim të tjetrit. Ai paralajmëroi se edhe sot, dezinformimi, narrativat nxitëse dhe instrumentalizimi i viktimizimit mbeten “armë” që kërcënojnë lirinë, paqen dhe sigurinë globale.

Fetoshi vlerësoi se përkujtimi i Holokaustit në Kosovë shërben si nderim për viktimat, por edhe si reflektim për t’u mobilizuar kundër shenjave të katastrofës, duke e lidhur me rezistencën e vendit ndaj propagandës dhe mohimit të gjenocidit gjatë luftës.

“Përkujtimi i Holokaustit është nderim dhe krenari, por edhe rezistencë ndaj agresionit dhe mohimit”, tha Fetoshi. /Kosova.info/

Go to TOP