Real Madrid fiton ndaj Villarreal dhe ngjitet në vendin e parë

Real Madrid ka shënuar fitore të rëndësishme në La Liga, duke e mposhtur Villarreal me rezultat 2:0, në ndeshjen e vlefshme për javën e 21-të, të zhvilluar të shtunën mbrëma.

Heroi i madrilenëve ka qenë Kylian Mbappe, i cili ka realizuar të dy golat e fitores.

Sulmuesi francez shënoi fillimisht në minutën e dyzet e shtatë, ndërsa golin e dytë e ka realizuar në minutat shtesë të pjesës së dytë, duke vulosur fitoren e Real ndaj skuadrës që para kësaj ndeshjeje ishte në vendin e tretë në tabelë.

Me këtë fitore, Real Madridi është ngritur në pozitën e parë në La Liga me pesëdhjetë e një pikë. Barcelona renditet e dyta me dyzet e nëntë pikë, por katalunasit kanë edhe një ndeshje më pak të zhvilluar.

Fitorja ndaj Villarreal i jep Real epërsi të rëndësishme në garën për titull, ndërsa forma e mirë e Mbappés po rezulton vendimtare për skuadrën madrilene në këtë fazë të sezonit.

Go to TOP