Përparim Rama: Prishtina ndërtohet mbi respekt, dialog dhe bashkëjetesë
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka theksuar se kryeqyteti do të vazhdojë të jetë shtëpi e përbashkët e respektit dhe mirëkuptimit mes qytetarëve.
Në një takim me kryetarin e Këshillit të Bashkësisë Islame të Prishtinës, Hetem Sopjani, dhe imamët e Qendrës, Rama tha se dialogu i hapur me komunitetet fetare është thelbësor për forcimin e bashkëjetesës dhe harmonisë shoqërore.
Ai nënvizoi se institucionet fetare kanë rol të rëndësishëm në ndërtimin e solidaritetit, empatisë dhe vlerave njerëzore që e bëjnë Prishtinën një qytet të hapur për të gjithë.
“Prishtina ndërtohet çdo ditë mbi respektin e ndërsjellë dhe ndjenjën e përkatësisë së përbashkët”, ka shkruar Rama, duke shtuar se kryeqyteti do të vazhdojë të kultivojë mirëkuptimin si bazë të jetës qytetare./Kosova.info/
