Nottingham Forest i reziston Arsenalit
Nottingham Forest arriti t’i rezistojë liderit të Premier League, Arsenal, duke e mbyllur ndeshjen në barazim 0-0 në stadiumin ‘City Ground’, në kuadër të javës së 22-të.
Pavarësisht dominimit gjatë pjesës më të madhe të takimit, futbollistët e Mikel Artetas nuk arritën të gjenin rrugën e rrjetës. Rastet më të rrezikshme për Arsenalin erdhën nga Gabriel Martinelli, i cili nuk e shfrytëzoi një gjuajtje të pastër, dhe Bukayo Saka, i cili u ndal nga portieri i Forest, Mats Sels.
Momenti më i diskutueshëm i ndeshjes ndodhi në fund, kur Ola Aina përdori dorën për të mbajtur topin në lojë dhe për të shmangur një goditje këndi. Gjyqtari Michael Oliver nuk e vuri re, ndërsa VAR nuk ndërhyri, duke ngjallur debate.
Me këtë barazim, Arsenal ruan avantazhin e tyre në krye të tabelës, duke qenë + 7 pikë ndaj Manchester Cityt dhe Aston Villës.
