Valmir Nafiu prezantohet te Malisheva
Malisheva ka zyrtarizuar përforcimin e parë në afatin kalimtar të dimrit.
Klubi ka njoftuar ardhjen e mesfushorit me përvojë, Valmir Nafiu, i cili pritet t’i japë më shumë cilësi dhe stabilitet repartit të mesfushës.
“Me kënaqësi ju prezantojmë ardhjen e parë, emrin e njohur, mesfushorin me përvojë, Valmir Nafiu. Një vlerë e shtuar për ne. Një energji e re, që mesfushës sonë do t’i shtoj cilësinë, kreativitetin dhe përvojen e duhur. Nafiu vjen me një bagazh të madh, pasi që bëri historitë e la gjurmë të pa shlyera në nivelet me të larta. Te Hamburgu tregoi nivelin e tij të lartë, ndërsa me KF Shkëndija bëri histori për disa vite në kampionat dhe garat europiane, si dhe shumë klubeve tjera, ndërsa së fundi ishte pjesë e FC Ferizaj. Ky është një hap i yni drejt rritjes së cilësisë për të qenë sa më të përgatitur për rrugën përpara”, ka njoftuar Malisheva.
