Arrestohen dy persona të dyshuar për vjedhje të rënda në Prishtinë

Dy persona të dyshuar për kryerjen e veprave penale të vjedhjes së rëndë janë arrestuar sot në Prishtinë, falë reagimit të shpejtë dhe veprimeve operative të njësive të Stacionit Policor Veriu dhe Sektorit të Hetimeve të Kryeqytetit.

Sipas Policisë, vjedhjet kishin ndodhur gjatë ditës së sotme në disa lokacione të ndryshme të Prishtinës. Pas veprimeve intensive hetimore, policia ka arritur të identifikojë dhe arrestojë personat e dyshuar P.G., 36 vjeç, dhe B.K., 28 vjeç”, ka njoftuar Policia

Me vendim të Prokurorit të Shtetit, të dyshuarit janë intervistuar dhe janë dërguar në mbajtje për 48 orë, ndërsa  sendet e vjedhura janë gjetur dhe janë kthyer te pronarët e tyre të ligjshëm.

Go to TOP