​Policia jep detaje për zjarrin në Comodita

Objekti i një biznesi në Gjakovë ka marrë flakë, por që deri më tani nuk raportohet për të lënduar.

Ndërkaq drejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Lumni Graishta ka konfirmuar se janë evakuaar punëtorët.

Ai ka njoftuar se njësia emergjente, zyrtarët policor dhe zjarrfikësit janë në vendin e ngjarjes. Graishta ka thënë se kanë pranuar mbështetje shtesë edhe nga njësitë e zjarrfikësve të Deçanit.

Sipas tij, prokurori kujdestar është i informuar për rastin, ndërkaq për detajet e tjera Policia e Kosovës do të dal me një njoftim zyrtar.


Go to TOP