Reshjet e shiut, Komuna e Prishtinës apelon qytetarët që të tregojnë kujdes të shtuar gjatë lëvizjes

Komuna e Prishtinës ka paralajmëruar se si pasoj e reshjeve të mëdha të shiut mund të ketë vështirësi në qarkullimin rrugor.

Përmes një njoftimi, komuna ka apeluar te qytetarët që të tregojnë kujdes të shtuar gjatë lëvizjes.

“Bazuar në informacionet zyrtare nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, njoftojmë qytetarët e Kryeqytetit se gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar mbi 25 mm/m² reshje shiu, ndërsa reshjet pritet të vazhdojnë edhe në ditët në vijim me intensitet të ndryshueshëm. Si pasojë, mund të ketë: vështirësi në qarkullimin rrugor, mbingarkesë të kanalizimit dhe ujërave atmosferike, grumbullim të ujit në zona urbane dhe nënkalime, rrezik për rrëshqitje lokale të dheut në zona të ndjeshme. Apelojmë te qytetarët që të tregojnë kujdes të shtuar gjatë lëvizjes, të shmangin zonat e përmbytura dhe të raportojnë çdo situatë që paraqet rrezik për sigurinë publike”, është thënë në njoftim.

Go to TOP