86 aksidente trafiku në 24 orët e fundit, mbi 1800 gjoba trafiku
Aksidentet e trafikut vazhdojnë të mbeten të larta në vendin tonë. Vetëm në 24 orët që lamë pas, sipas raportit të Policisë, kanë ndodhur 86 aksidente trafiku.
Numri i gjobave vazhdon të mbetet relativisht i lartë për kundërvajtjet në trafik, ku vetëm në 24 orë janë shqiptuar plot 1816 tiketa.
Gjithashtu, 6 persona janë dërguar në mbajtje.
