​Një foshnje dërgohet pa shenja jete në Emergjencë

Dje në orët e hershme të mëngjesit, në rrugën “Adem Voca” në Mitrovicë të Jugut, është raportuar një rast i vdekjes së dyshuar.

Sipas Policisë, në repartin e Emergjencës është dërguar pa shenja jete një foshnje mashkull. Ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e foshnjës.

Me vendim të prokurorit kompetent, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion, me qëllim të përcaktimit të shkaqeve të vdekjes.

Rasti është duke u trajtuar nga organet kompetente dhe hetimet janë në vazhdim.


Go to TOP