ASHAK, nderon akademikun Nexht Daci

Akademia e Shkencave dhe e Arteve të Kosovës, po mban mbledhje komemorative me rastin e vdekjes së akademikut Nexhat Dacit. Në këtë ceremoni po marrin pjesë personalitete nga jeta akademike, shoqëroro politike, familjarë e miq të familjes Daci.

Justina Shiroka-Pula, kryetare e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, pasi përshëndeti të pranishmit në këtë ceremoni foli për jetën dhe veprën e akademik Dacit.

Për jetën dhe veprën e akademik Nexhat Dacit foli edhe nënkryetari i ASHAK, Fejzullah Krasniqi.

Akademikut, njëherësh, ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Nexhat Daci, të premten i është dhënë lamtumira e fundit me ceremoni shtetërore në Prishtinë, pas ndarjes nga jeta të enjten në moshën 81-vjeçare.

Daci u varros në varrezat e lagjes Arbëri, në praninë e krerëve të shtetit, udhëheqësve institucionalë, akademikëve, familjarëve dhe miqve.

Gjatë ditës, dje, janë mbajtur homazhe në ambientet e Kuvendit dhe është organizuar Akademi Përkujtimore në nder të tij.


Go to TOP