Rama viziton Policinë e Kosovës para Vitit të Ri: Mirënjohje për përkushtimin dhe sakrificën në shërbim të qytetarëve
Para ndërrimit të motmoteve, Kryetari i Kryeqytetit, Përparim Rama, së bashku me Kristalen, Tigrin dhe Drejtorin për Siguri dhe Emergjenca në Kryeqytet, Lulzim Fushtica, vizitoi Policinë e Kosovës duke shprehur mirënjohje dhe respekt për punën e tyre të përditshme.
Rama vlerësoi Policinë e Kosovës si shtyllën themelore të sigurisë dhe rendit publik në vend duke theksuar profesionalizmin e lartë, përkushtimin dhe përgjegjësinë që zyrtarët policorë dëshmojnë çdo ditë në shërbim të qytetarëve dhe zbatimit të ligjit.
Ai nënvizoi se puna e palodhshme, guximi dhe sakrifica e policëve, të ushtruara me integritet dhe dinjitet, janë thelbësore për ruajtjen e paqes, stabilitetit dhe besimit qytetar, si dhe për funksionimin e një shoqërie të sigurt dhe demokratike.
Në përfundim të vizitës, Kryetari i Kryeqytetit uroi Policinë e Kosovës për Vitin e Ri duke ju dëshiruar shëndet dhe suksese në misionin e tyre të rëndësishëm në shërbim të vendit dhe qytetarëve. /Kosova.info/
