Rama: Kryeqyteti investon në sport,m Kompleksi Stërvitor i FC Prishtinës me kushte të reja moderne

Kryeqyteti i Prishtinës po vazhdon investimet konkrete në sport dhe në zhvillimin e talenteve të reja. Sot është kompletuar projekti në Kompleksin Stërvitor të FC Prishtinës duke u finalizuar ndriçimi i fushës, rrethimi i hapësirës dhe një sërë përmirësimesh të tjera infrastrukturore.

Këto investime krijojnë kushte më të sigurta dhe më cilësore për stërvitje duke ndikuar drejtpërdrejt në përgatitjen profesionale të sportistëve dhe në zhvillimin afatgjatë të futbollit në kryeqytet.

Kryetari Përparim Rama ka theksuar se mbështetja për sportistët dhe të rinjtë mbetet prioritet i Kryeqytetit duke nënvizuar se investimet në infrastrukturë sportive janë investime në shëndetin, talentin dhe të ardhmen e gjeneratave të reja. /Kosova.info/


Go to TOP