Arrestimi i dhjetëra kriminelëve serbë nga Prokuroria speciale, mrekullia që deshën të na mohojnë dueti, Kurti-Osmani!

Shkruan: Idirz MORINA

Nuk jam ndjerë prej më shumë se 20 vitesh më i lehtësuar këtë vit. Nuk është në natyrën time, prej humanisti të shpreh kënaqësi, kur dikush ndëshkohet. Por, sigurisht ndjesia ime nuk mund ta ketë burimin aty, e ka pak më tej.

Kam qenë një nga të rrallët që në mënyrë sistematike, kam shkruar dhe kam dhënë tema për gazetarët në redaksi, që të trajtohet mosndëshkimi i krimit serb!

Ky vit, shpresoj të mos jetë rekordi, por tashmë e ka arritur një rekord, që mbase e tejkalon punën e heshtur ose të penguar të gjyqësorit të pavarësuar të Kosovës nga UNMIK-u dhe më pas EULEX-i, që kishin qasje pandëshkueshmërie për krimet serbe, që nuk janë thjesht krime, por dhunë e terror për ata që vranë, ata që mbijetuan dhe për të gjithë ne të gjallët, që ende na përcjellin traumat, nga tmerret, kufomat, trupat e djegur e kafkat tona që na i bën llamba, për gjenocidin, etnovidin, shpopullimin, jo vetëm nga dëbimi, por edhe traumën që na la për të ikur nga atdheu…

Sot, ishte lajmi ndër shumë lajmet e këtij viti, se Prokuroria speciale ka ngritur aktakuzë për 21 serbë të përfshirë në masakrën e Reçakut!

Pra, i lehtësuar se nuk ka më pandëshkueshmëri për krimet serbe! Atë pjesë pune, që duket se Gjykata speciale nuk po e bën, po e kryen në nivel shumë të lartë, Prokuroria speciale!

Në krye të saj, është ish-luftëtari i UÇK-së, Blerim Isufaj.

Një luftëtar të Koshares, unë nuk do të mund ta imagjinojë ndryshe, pos si të dashuruar në atdheun deri në vetflijim, edhe në liri!

Madje, kam parë që kanë ndjekur kritikat e mia edhe ish-luftëtar të tjerë të Koshares, në komunikimin publik, tezat e mia, si psh për mosangazhimin apo refuzimin intelektualë për të mundur të keqen e madhe, e thanë hapur, duke i bërë ftesë të tjerëve, ndërsa unë edhe këtyre ia kisha drejtuar!

Nuk e solla për të treguar pamodesti, por për të treguar se pse u besojë thuaja pa përjashtim lufëtarëve të Koshares, luftë dhe beteja, për të cilat me shkrimet e mia, dhe me përcaktimet për tregimet e asaj lufte në media ku kam menaxhuar, kam bërë të pamundurën që ajo të lartësohet deri në një lloj hyjnizimi!

Prandaj, unë ndihem i mrekulluar dhe krenar me Blerimin, që kurrë se kam takuar, dhe fytyrën e tij e kam parë për herë të parë në media, vetëm pas refuzimit kategorik të presidentes Osmani, dhe të Albin Kurtit – kryeministrit në detyrën e uzurpatorit, deri në zgjedhjen e qeverisë së re, që ai të bëhej kryeprokuror i shtetit!

Nuk e di se si do të kishte menaxhuar në atë detyrë, a do të kishte pasur sukses apo do të ishte damkosur, por është e qartë se duke e refuzuar, sulmuar, Osmani dhe Kurti veçmas, atë e ngritën në hero edhe në paqe.

Blerim ji krenar, për mua je tani edhe hero i paqes përveçse i luftës, ani pse edhe shokë të armës mund të kenë shprehur dyshime apo akuza për ty!

Ti nuk u dorëzove, rri në këtë detyrë, derisa të ndëshkohet edhe serbi i fundit kriminel apo shqiptari edhe më kriminel, që iu bashkua regjimit të Millosheviçit!

Dikush, që ka afruar rreth vetes, ata që ti i luftove në luftë, dhe po i lufton tani në paqe, mund të mos ndjehet rehat, por populli, shqiptarët e vërtetë, jo tupangjinjtë, ata që vijnë me zurna dhe tupana, të na prishin dalldinë e fitores, mos ju bëzaj.

Tash e ke edhe një detyrë tjetër të rëndë: Ta çlirosh Kosovën nga krimi i organizuar dhe i atyre që deshën dhe duan ta shkatërrojnë suksesin e mrekullueshëm të luftës së Koshares, me të cilin ne i treguam botës, jo sa e duam vendin, por se jemi të zot ta çlirojmë atë!

Pra, të ndalosh ata që minojnë pavarësinë e Kosovës!

Ne jemi me ty!

Nga unë, një ushtar i vogël, i lirisë në paqe, dhe luftës kundër tradhtisë së MADHE!

Ps, Këtu e keni një pjesë të shprehjes së aktakuzës dhe inicialet e të akuzuarve, burimi B.Drejtësi:

“Të pandehurit O.S.,R. M., K.J., G. R., Ž.T., B. J., M. L., R. M., D. DJ., B.M., D. J., M. Š., D. A., S. V. , B. M., Z. S., M. J., G. P., D. N., Č. A. dhe Z. J., akuzohen se gjatë një operacioni të foracve policore serbe, më 15 janar 1999, në fshatin Reçak të Komunës së Shtimes, kanë vrarë dyzet e dy (42) civilë”, thuhet në njoftim.

“Sipas aktakuzës, në periudhën 1998 – 1999, të pandehurit, në bashkëkryerje, si pjesëtarë të Ushtrisë së ish-Jugosllavisë, Brigadës ‘’243 të Mekanizuar ’’, Armatës së III- të, e njohur si ‘’Korpusi i Prishtinës’’, si dhe pjesëtarë të Ministrisë së Punëve të Brendshme (MUP), kanë kryer edhe trajtim çnjerëzor, shkatërrim të pasurisë, dëbim masiv dhe spastrim etnik të popullsisë civile”, thuhet në njoftim.


Go to TOP