Pesë të lënduar nga aksidenti në autostradën ‘Arben Xhaferi’

Pesë persona kanë mbetur të lënduar pas një aksidenti mes dy veturash në autostradën “Arben Xhaferi” pasditen e sotme.

Lajmin për RTKlive e konfirmoi zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi.

“Në ora 16:20 është lajmëruar një aksident trafiku të ndodhur në hyrje-daljen e autostradës në Lipijan. Në aksident janë përfshirë dy automjete dhe si pasojë e aksidentit pesë persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore”, tha ai.

Policia është marrë me procedurat në vendngjarje.


Go to TOP