Gjykata konstaton shkeljen e të drejtës për gjykim brenda afatit

Gjykata Kushtetuese e Kosovës, njofton se ka publikuar aktgjykimin në rastin KI81/25, të parashtruar nga Adem Shehu, duke konstatuar shkelje të të drejtës për gjykim të drejtë dhe të paanshëm brenda një afati të arsyeshëm.

Gjykata ka vlerësuar se Gjykata Themelore në Gjakovë ka shkelur nenin 31 të Kushtetutës në lidhje me nenin 6 të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, për shkak të zgjatjes së pajustifikueshme të procedurës gjyqësore që lidhet me një rast trashëgimie.

Sipas aktgjykimit, procedura jokontestimore për ndarjen e trashëgimisë ishte iniciuar në vitin 2000 dhe është ndërprerë që nga viti 2002, duke mbetur e pazgjidhur për më shumë se 24 vjet. Gjykata Kushtetuese ka konstatuar se parashtruesi i kërkesës nuk ka kontribuar në vonesën e procedurës dhe se përgjegjësia për tejzgjatjen i atribuohet organeve gjyqësore.

Si pasojë, Gjykata Kushtetuese ka urdhëruar Gjykatën Themelore në Gjakovë që, jo më vonë se më 11 mars 2026, ta informojë për masat e ndërmarra për zbatimin e këtij aktgjykimi dhe përmbylljen e çështjes.

Go to TOP