Digjen kabllot e energjisë elektrike nga mbingarkesa në Ferizaj
Mbingarkesa me energjinë elektrike ka bërë që të digjen kabllot e tensionit në mesëm në Ferizaj, ka njoftuar KEDS.
“Linjat e prekura janë: Linja unazore 35 kV Ferizaj 3 – Ferizaj 2; Linjat 10 kV: • Banka 1 • Banka 2 • Banka 3 • Ujvara • Kazerma Ferizaj”, thuhet në njoftimin që tregon se ka ndërprerje të energjisë elektrike.
Sipas KEDS-it, mbingarkesa me energjinë elektrike po vazhdon të jetë problem për çdo qytet të Kosovës, duke shkaktuar edhe reduktime të shpeshta. /Kosova.info/
