Pejë: Grabitje me armë në një shtëpi, tre persona të maskuar në arrati

Një grabitje e armatosur është raportuar në Pejë, në orët e hershme të mëngjesit të 20 dhjetorit 2025, rreth orës 03:25.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, tre persona të maskuar kanë hyrë me forcë në një shtëpi ku ndodheshin tre viktima meshkuj. Nën kërcënimin e armës së zjarrit, thikave dhe sprejit, të dyshuarit kanë grabitur para të gatshme, ari dhe një telefon mobil të tipit iPhone.

Nga rasti nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa të dyshuarit janë larguar nga vendi i ngjarjes. Policia ka nisur hetimet për identifikimin dhe arrestimin e tyre.

Go to TOP