Zbulohet afera e re “Pronto” e Vetëvendosjes! Dejona dhe Rizvanolli – A do ta pësojnë t’paktën si Adem Grabovci etj.

Shkruan: Idriz MORINA

Për vite të tëra shqiptarët e kanë kujtuar, e edhe tash nuk e kanë harruar një aferë të madhe të manipulimit të skemave të punësimit nga qeverisja e PDK-së. Ajo mbahet mend si afera “Pronto”, sipas fjalës kyçe në përgjigjet telefonike nga Adem Grabovci, i cili bashkëbiseduesve të tij partiak si Sami Lushtaku, dhe të tjerëve, i përgjigjej fillimisht në italisht, pronto.

Për këtë aferë Gjykata e Apelit në vitin 2020 e ka dënuar me 14 muaj burg me kusht Grabovcin, dhe ia pat ndaluar për dy vite pjesëmarrjen në jetën publike.

Aktakuza u ngrit bazuar në përgjimet e EULEX-it, të cilat u botuan në vitin 2011. Në përgjimet e publikuara protagonist ishte shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së Grabovci, i cili koordinonte punësimet dhe të tjera çështje të interesit grupor dhe partiak, në të cilat konsultohej për to edhe me Hashim Thaçin, Kadri Veselin etj.

Dënimet e shqiptuara me kusht ndaj vetëm tre të akuzuarve u gjykuan si të padrejta, pasi opinioni besonte se dëmet ishin shumë më të mëdha. Kjo aferë ishte nga më të mëdhatë, që ndikuan në rënien e reputacionit të lidershipit të PDK-së, por që asokohe i mbijetoi.

Por, së fundi ka dalur edhe afera e dytë komprometuese e VV-së, pas asaj për energjinë ku ishin të përfshirë po dy protagoniste të kësaj partie, ministrja Artane Rizvanolli dhe Dejona Mihali, sërish në një komunkim në watsap.

Publikimi i bisedave të zbardhura nga Prokuroria, në një komunikim telefonik me mesazhe, dëshmon për kurdisjen e një konkursi më 2022, ku u zgjodh kryeshef një figurë shumë kontraverse, Fadil Mujko, zyrtar i VV-së asokohe.

Faruk Mujko, fillimisht u avancua në nënkryetar të Kuvendit Komunal të Mitrovicës i zgjedhur nga Vetëvendosje. Pas disa viteve e ngrit në detyrë duke e shpërblyer me postin e kryeshefit të Iber Lepencit.

Faruk Mujka është arrestuar në vitin 2023 nga Prokuroria Speciale e Kosovës, dhe i është ngritur aktakuzë atij së bashku me Hysen Muzliukajn, ish-këshilltarin e Faton Pecit, me dyshimin se e kanë dëmtuar Agjencinë Kosovare të Privatizimit (AKP) me 125 mijë euro, në vitin 2021.

“Të pandehurit akuzohen se, F.M., në pozitën e nënkryetarit të komunës së Mitrovicës së Jugut, dhe H.M., si Drejtor i Drejtorisë për Gjeodezi, Kadastër dhe Pronë në të njëjtën komunë, me dashje dhe duke shfrytëzuar detyrën zyrtare, kanë tejkaluar kompetencat me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore të kundërligjshme për persona të tretë dhe në dëm të pronës publike.”, thuhet në aktakuzë.

Sipas Prokurorisë Speciale, më 25 prill 2021, dy të pandehurit nëpërmjet një proprozim vendimi për Kuvendin Komunal të Mitrovicës, për këmbimin e një prone, duke e paraqitur si pronë komunale, dhe dëmi iu shkaktua AKP-së në vlerën prej 125,100 euro për AKP. Aktakuza e rëndon edhe për deklarim të rrejshëm të pasurisë pasi gjatë bastisjes iu gjetën 60 mijë euro para kesh.

Në dhjetor 2022 ai qe zgjedhur kryeshef i Ibër Lepencit, por komunikimet telefonike të publikuara nga Vox, (https://www.facebook.com/reel/712673228241665) dëshmojnë se ai u zgjodh në këtë pozitë nëpërmjet manipulimit të konkursit nga ministrja Artane Rizvanolli dhe Dejona Mihali e VV-së, me bekim të Albin Kurtit, i konfirmuar qëndrimi i tij nga ministrja Rizvanolli, pas insistimit të vetë Mujkos.

Ajo që bie në sy është se Mujko ka frikë apo një refuzim për partinë Guxo, për Faton Pecin dhe Vjosa Osmanin, duke i konsideruar hiqgjë.

Faruk Mujka sipas raportimeve në media ka lindur më 08.12.1967 në qytetin e Mitrovicës, datë kjo që gjendet pikërisht në një dokument në serbisht. Ai ka studiuar për ndërtimtari, por akuzohet, sipas një dëshmie që ndodhet gjithandej në internet, se ka qenë pjesëtar i JUL-it, partisë së gruas së Millosheviçit, Mira Markoviçit.

Ai është përpjekur t’i demantojë mijëra publikimet në media se, ai për herë të parë në politikë është kyçur në vitin 2007 në Partinë Ekologjike të Kosovës.

Por, për aq sa dihet ai nuk ka bërë asnjë kallzim penal apo as nuk ka kërkuar hetime për mediat apo personat që e kanë shpërndarë një dokument “Vërtetim” në gjuhën serbe, me të cilin dëshmohet se ai ka shërbyer në partinë serbe JUL.

Nga 2013 deri më 2016 ka qenë asamblist i VV-së në Mitrovicën e Jugut. Më 2016 është emëruar nënkryetar i komunës me vendim të kryetarit të qytetit, Agim Bahtiri.

Ai ka qenë edhe nënkryetar i Qendrës së Lëvizjes Vetëvendosje në Mitrovicë të Jugut si dhe zëvendëskryesues i Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje.


Go to TOP