Dhunë në familje dhe armë pa leje, arrestohet një person në Ferizaj

Një rast i dhunës në familje është raportuar më 17.12.2025, rreth orës 13:20, në stacionin policor në Ferizaj.

Sipas Policisë, pas një mosmarrëveshjeje verbale me bashkëshortin e saj, ankuesja dyshohet se është ofenduar dhe më pas edhe goditur gjatë ditës.

“Gjatë veprimeve hetimore, policia ka konstatuar se në shtëpi mbahej një armë zjarri – pistoletë, e cila dyshohet se ishte në posedim të paautorizuar nga i dyshuari, mashkull 42-vjeçar. Njësiti i Hetimeve ka sekuestruar armën e zjarrit dhe 15 fishekë”, ka njoftuar Policia.

Me vendim të prokurorit të shtetit, ndaj të dyshuarit është iniciuar rast penal për veprat penale “Dhunë në familje” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, ndërsa rasti po trajtohet në procedurë të rregullt hetimore.


Go to TOP