LDK prezanton 110 kandidatët për deputetë, Fadil Aliu në listë me numrin 50

Sonte është mbajtur prezantimi zyrtar i 110 kandidatëve për deputetë të Lidhja Demokratike e Kosovës, të cilët do të jenë pjesë e garës zgjedhore të 28 dhjetorit.

Në listën e kandidatëve bën pjesë edhe Fadil Aliu, i cili mban numrin 50. Prezantimi u zhvillua në kuadër të aktiviteteve zgjedhore të partisë, ku u shpalos lista zgjedhore që mban numrin 123.

Sipas njoftimit, lista përbëhet nga kandidatë me profile të ndryshme profesionale dhe përvojë në fusha të ndryshme të jetës publike dhe politike. Gjatë prezantimit u theksua edhe programi zgjedhor i partisë, i cili, sipas LDK-së, është ndërtuar mbi nevojat dhe kërkesat e qytetarëve.

Fushata zgjedhore e LDK-së udhëhiqet nga kryetari i partisë, Lumir Abdixhiku, ndërsa zgjedhjet parlamentare do të mbahen më 28 dhjetor.

Go to TOP