Rama: Modeli i Prishtinës prezantohet në Vjenë si shembull i zhvillimit urban të zgjuar

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka bërë të ditur se në Vjenë është prezantuar Modeli i Prishtinës si një shembull i zhvillimit urban të zgjuar, gjithëpërfshirës dhe rezistent. Ky model u vlerësua si një histori suksesi që po ndërtohet hap pas hapi, mbi vizion të qartë dhe guxim për ndryshim.

Rama theksoi se përmes këtij prezantimi, Prishtina po pozicionohet gjithnjë e më shumë në qendër të diskutimeve ndërkombëtare për të ardhmen e qyteteve duke reflektuar përkushtimin e Kryeqytetit ndaj planifikimit modern urban, qëndrueshmërisë dhe përfshirjes sociale.

Sipas tij, përvoja e Prishtinës dëshmon se ndryshimi është i mundur kur zhvillimi udhëhiqet nga ide të qarta, bashkëpunim dhe vizion afatgjatë duke e shndërruar Kryeqytetin në një model referimi për qytetet e rajonit dhe më gjerë. /Kosova.info/

Go to TOP