Nuk e panë Messin, simpatizantët indianë reagojnë me zemërim

Tifozë të zemëruar që kishin marrë pjesë në turneun e Lionel Messit në Indi kanë shkulur ulëse dhe kanë hedhur gjësende drejt fushës, pas paraqitjes së futbollistit argjentinas në stadiumin “Salt Lake” të Kalkutës.

Kjo pasi mijëra simpatizantë që kanë n paguar deri në 12 mijë rupi (rreth 100 funte ose 133 dollarë) vetëm për ta parë nga afër futbollistin e njohur dhe në  fund kanë mbetur të zhgënjyer. 

Messi ka dalur vetëm për të ecur rreth fushës dhe ka qenë i rrethuar nga një numër i madh zyrtarësh dhe personash të njohur, duke qenë vështirë i dukshëm për publikun. Sulmuesi i Argjentinës dhe Inter Miamit është larguar nga stadiumi, pas rreth njëzet minutash, i shoqëruar nga sigurimi, dhe ky ka qenë momenti kurSipmatizantë një pjesë e tifozëve ka reaguar me zemërim.

Messi ndodhet në Indi në kuadër të “GOAT Tour”, një seri ngjarjesh promovuese që po mbahen në Kalkutë, Hyderabad, Mumbai dhe Nju Delhi.


Go to TOP