Milani po ripërsërit sezonin e titullit

Milani po përjeton një start sezoni që nuk e ka parë prej vitit të fundit kur u shpall kampion i Italisë.

Sipas “La Gazzetta dello Sport”, 31 pikët e grumbulluara në 14 javët e para të Serie A janë identike me ato të sezonit 2021-22, kur kuqezinjtë fituan titullin për herë të fundit.

Nëse shikohet historiku, kuqezinjtë kanë arsye të forta për optimizëm. Në epokën e tre pikëve, sa herë që Milani ka kaluar kuotën e 30 pikëve në këtë fazë të kampionatit, ata kanë përfunduar gjithmonë të paktën në podium. Një statistikë që i jep buzëqeshje Massimiliano Allegrit dhe që rrit besimin për Champions League sezonin e ardhshëm.

Aktualisht, Milani ndan vendin e parë në renditjen e Serie A me Napolin, të dyja skuadrat me nga 31 pikë pas 14 ndeshjeve të luajtura.

Performanca e deritanishme po e vendos ekipin kuqezi sërish në rrugën e madhështisë.


Go to TOP