Përparim Rama nderohet me “Mirënjohjen e Artë” nga Vatra

Përparim Rama ka pranuar “Mirënjohjen e Artë” nga Federata Pan-Shqiptare e Amerikës Vatra, organizatë me rol historik në mbështetjen e çështjes shqiptare dhe proceseve shtetformuese në Shqipëri dhe Kosovë.

Ai ka falënderuar kryetarin e Vatrës, Dr. Elmi Berisha, duke theksuar se kjo federatë ka qenë një pikë e qëndrueshme e unitetit dhe identitetit mbarëkombëtar. Rama ka përmendur kontributin e diasporës shqiptaro-amerikane dhe figurave si Harry Bajraktari, të cilët sipas tij mishërojnë traditën e përkrahjes ndaj kombit.

Në reagimin e tij, Rama ka nënvizuar rëndësinë e bashkëpunimit me SHBA-të dhe komunitetin shqiptar në Amerikë, të cilin e sheh si burim forcimi dhe zhvillimi në fusha si teknologjia, inovacioni, sporti, arti dhe ekonomia.

Ai tha se nderimi nga Vatra është një motivim i ri për të vazhduar punën për qytetarët e Prishtinës dhe shqiptarët kudo që jetojnë./Kosova.info/

Go to TOP