Hetemi gati për ta dorëzuar mandatin e kryetarit të Leposaviqit: Gjithçka gati
Sot, më 5 dhjetor, në orën 11:00, do të mbahet një seancë konstituive e Kuvendit Komunal në katër komuna veriore, ku kryetarët e sapozgjedhur të komunave dhe këshilltarët me shumicë serbe do të bëjnë betimin dhe do të marrin detyrat e tyre.
Në prag të kësaj ceremonie, ish-kryetari i Leposaviqit Lulzim Hetemi, duket se është gati për ta dorëzuar mandatin tek kryetari i ri i Listës Serbe.
“Gjithçka gati” ka shkruar Hetemi në fotografi ku shihet në zyren e tij.
