Bayern Munich s`lejon që St. Pauli t`i marrë pikë

Bayern Munich ka fituar 3-1 ndaj St. Pauli, falë dy golave në kohën shtesë, duke shënuar fitoren e njëmbëdhjetë në dymbëdhjetë  ndeshjet e fundit të Bundesligës dhe duke u shkaktuar mysafirëve humbjen e nëntë radhazi në kampionat.

Skuadra bavareze është kthyer në Munich me moral të ulët pas humbjes 3-1 ndaj Arsenal në Champions League, dhe fillimi i dobët ndaj St. Pauli nuk e ka ndihmuar aspak situatën.

Mysafirët kanë shënuar befasisht në minutën e gjashtë, kur pas një gabimi të Joshua Kimmich, Mathias Pereira Lage ka asistuar për Andraas Hountondji, i cili ka goditur saktë në këndin e afërt të Manuel Neuer. Pak më vonë, Hountondji është detyruar të largohej për shkak lëndimit. 

Bayern ka reaguar shpejt duke kërkuar barazimin: Lennart Karl e ka goditi shtyllën, e më pas edhe një tentim i Tom Bischof është ndalur nga traversa. 

Dukej se St. Pauli do ta ruante epërsinë deri në pushim, por në sekondat e fundit të pjesës së parë, Luis Daaz, ka arritur t’ia pasojë topin Raphael Guerreiro, i cili ka shënuar për 1-1.

Në pjesën e dytë, pritej që Bayern ta merrte kontrollin, por St. Pauli ka rezistuar fort dhe ka ndalur shumë sulme të vendasve. As fati nuk ka qenë me Bayern, pasi Harry Kane ka goditur sërish shtyllën pas daljes së pasigurt të portierit Nikola Vasilj.

Kur dukej se ndeshja po shkonte drejt barazimit, Diaz sërish është bërë hero në minutën e nëntëdhjetë e tretë, duke e shfrytëzuar lodhjen e mbrojtjes mysafire dhe duke shënuar me kokë pas një krosimi të Kimmich.

Në minutat e fundit, Nicolas Jackson e ka vulosur fitoren me një goditje, duke e çuar Bayern në +8 pikë në krye të tabelës dhe duke e lënë St. Pauli një pikë larg zonës së shpëtimit.


Go to TOP